
Rikthehen sërish bashkë – Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit
09 qershor 2023
| 12:27
Modelja ruse, Ariana Lirey, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit “Ike”, përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica.
Ajo krejt në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: “Mrs Isufi”.
“Jemi të lidhur përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi në një postim që ndau edhe në InstaStory.
Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale.
Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë.
Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi.