Rikthehet basketbolli, të dielën derbi Rahoveci – Prishtina
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll fillon sot (e premte) me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00. Kjo përballje zhvillohet në Gjakovë për shkak se palestra në Prizren është e zënë, kurse të shtunën do të përballen Golden Eagle Ylli – Feronikeli.
Të dielën nga ora 17:00 takohen Ponte Prizreni me Pejën, i cili është rikthyer në Superligë. Java e parë mbyllet me superderbin ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Ky takim zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”. Këto dy skuadra u takuan edhe në Superkupë, ndërsa edicionin e kaluar ishin ndeshur edhe në finale të “play-off”-it dhe Kupës, ku triumfuan prishtinasit.
Trepça do të pushojë në xhiron e parë. Në këtë edicion do të zhvillohen 36 xhiro gjithsej. Dy skuadrat e fundit bien nga elita, kurse skuadra e shtatë e renditjes në Superligë do të takohet me finalistin e Ligës së Parë, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.
Xhiroja e parë në Superligë
Të premten takohen:
19:00 Bashkimi – Lipjani
Të shtunën takohen:
19:00 Golden Eagle Ylli – Feronikeli
Të dielën takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Peja
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
Trepça (pushon)
/Epoka e re/