Rikthehet derbi i Ligës së Kampionëve: Chelsea – Barcelona
Skuadra e Chelseat në “Stamford Bridge” e pret sonte (e martë) kryesuesin e La Ligës, Barcelonën, me shpresën që ta ndalin Lionel Messin me shokë.
Chelsea ka humbur hapin që ta mbrojë titullin në Premierë Ligë dhe tash të gjitha shpresat i ka në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, por sonte skuadra angleze e ka testin më të vështirë ndoshta në këtë edicion, për faktin se Barcelona ka treguar formë të mirë dhe ka regjistruar vetëm një humbje nga Espanyoli në “Copa del Rey”.
Në anën tjetër, Chelsea pas disa humbjeve është rikthyer dhe po arrin rezultate të mira, gjë të cilën synon ta bëjë edhe ndaj Barcelonës. Davi Luizi dhe Tiemoue Bakayoko nuk pritet të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, kurse rikthehen Marcos Alonso dhe Ross Barkley. Në dispozicion të trajnerit Conte do të jetë edhe Alvaro Morata, i cili ka qenë pjesë e futbollit spanjoll dhe e njeh mirë skuadrën e Barcelonës. Një opsion tjetër për sulmin anglez është edhe francezi Olivier Giroud, i cili gjatë janarit iu bashku Chelseat. Në anën tjetër, Nelson Semedo është pezulluar për ndeshjen në “Stamford Bridge”, kurse Philippe Coutinho nuk ka të drejtën të luajë në Ligën e Kampionëve, sepse një gjë të tillë e ka bërë më herët për Liverpoolin. Ousmane Dembele mund të fillojë përpara Paulinhos ose Ivan Rakitiqit në mesfushë nga minuta e parë. Në orën 20:45 zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve, ku Bayern Muncheni e pret skuadrën turke, Beshiktash.
Formacionet e mundshme
Chelsea (3-4-3): Courtois; Rudiger, Christensen, Azpilicueta; Moses, Fabregas, Kante, Alonso; Pedro, Morata, Hazard.
Barcelona (4-4-2): Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Paulinho, Rakitiq, Busquets, Iniesta; Suarez, Messi.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)