Rikthehet energjia në termocentralin bërthamor të Çernobilit

13 mars 2022 | 19:49

Ministria e Energjisë Bërthamore e Ukrainës thotë se energjia është rikthyer në termocentralin bërthamor të Çernobilit, pas disa paralajmërimeve për rritjen e rrezikut të një rrjedhje rrezatimi nëse një linjë e tensionit të lartë e dëmtuar gjatë luftimeve nuk riparohej.

Sistemet e ftohjes funksionojnë normalisht dhe nuk nevojitet energji rezervë, tha ministria e Energjisë Atomike.

Forcat ruse morën nën kontroll termocentralin bërthamor në ditën e parë të pushtimit muajin e kaluar.

Edhe pse nuk funksionon më termocentrali i Çernobilit ende kërkon menaxhim të vazhdueshëm.

Mbetet ende shqetësimipër stafin që qëndron në termocentralin që është nën kujdesin e forcave ruse. Punëtorët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe atmosfera thuhet të jetë e qetë, por sipas BBC-së kushtet brenda janë të vështira, pasi ushqimet dhe ilaçet janë të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 12 Mars 2022 herët në mëngjes u…