Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3
04 prill 2024
| 21:13
KOSTT njofton se në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar.
“Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.
Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates”, thuhet mes tjerash në njoftim.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset e afektuara nga mungesa e energjisë elektrike.