Rikthehet Liga e Evropës
Pas pesë muajve pa dy garat prestigjioze të Evropës për klube – Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve – sonte do të zhvillohet katër ndeshjet e para evropiane që nga rinisja e sezonit.
Garat evropiane hapen sonte dy ndeshje në orën 18:55 dhe dy të tjera në orën 21:00 – të gjitha, përveç Interit dhe Getafes në kuadër të ndeshjeve kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Evropës.
Dy ndeshjet e para që e rinisin sezonin në Ligën e Evropës janë përballja mes Kobenhavn dhe Basaksehir, e më vonë ajo mes Shakhtar Donetskut dhe Wolfsburgut.
Në orën 21:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera, ajo mes Interit dhe Getafes dhe tjera mes Manchester Unitedit dhe LASK.
Inter – Getafe
Interi dhe Getafe takohen të mërkurën në Gjermani për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës. Kjo është ndeshja e parë dhe e vetme që dy klubet do ta zhvillojnë në kuadër të fazës së 1/8 të finales, pasi ndeshja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Shumica e përballjeve të tjera veçse e patën zhvilluar ndeshjen e parë para ndërprerjes së sezonit, mirëpo Interi dhe Getafe do ta zbulojnë fituesin me këtë përballje të vetme e cila do të zhvillohet në Gjermani, ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e fazave të mëtutjeshme të Ligës së Evropës.
Interi e ka fituar vetëm njërën nga 12 ndeshjet e fundit kundër klubeve spanjolle në gara evropiane, mirëpo kjo do të jetë hera e parë që Getafe përballet me një klub italian.
Manchester United – LASK
Manchester Unitedi veçse është me një këmbë në çerekfinale, pasi që ndeshjen e parë kundër LASKut e fitoi me rezultat 5:0 në Austri.
Djajtë e Kuq kanë rekord më të mirë kundër klubeve austriake në garat evropiane (tetë fitore, 1 barazim – 22 gola të shënuara, vetëm 1 e pranuar) sesa kundër klubeve të cilitdo vend tjetër në Evropë.
Herën e fundit që Manchester Unitedi i arriti çerekfinalet e Ligës së Evropës ishte në sezonin 2016/17, kur e fituan turneun në sezonin e parë të Jose Mourinhos në klub.