Rikthehet Liga e Kampionëve, Ronaldo kundërshtar i Unitedit
Ylli portugez Cristiano Ronaldo rikthehet sonte (e martë) në “Old Trafford”, por këtë herë jo për ta ndihmuar skuadrën e Manchester Unitedit, por për të luajtur kundër saj.
Juventusi në këtë ndeshje hynë pas dy fitoreve në ndeshjet e para, kurse Unitedi ka një fitore dhe një barazim. Të dyja skuadrat në ndeshjet e fundjavës në kampionatet përkatëse luajtën baras, ani pse skuadra e Unitedit e kishte kundërshtarin më të vështirë. Shqetësim i vogël i Juves për ndeshjen e Ligës së Kampionëve është lëndimi i Paulo Dybala në ndeshjen miqësore në mes të Brazilit dhe Argjentinës, por edhe në mungesë të Dybalas në formacionin e skuadrës italiane janë edhe yjet e tjerë si Ronaldo, Mandzukiq, Pjaniq, Chiellini dhe Bonucci.
Ndërsa Unitedi nuk ka treguar formë të mirë në këtë edicion, por paraqitja e Anthony Martial jep shpresë për një rezultat të mirë. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00, derisa ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet në Zvicër në mes të Young Boys – Valencia (18:45). Në Grupin G, Real Madruidi që është kampione në fuqi të Evropës e pret skuadrën e Viktoria Plzenit dhe kërkon tri pikët e plota për faktin se nga dy ndeshja ka regjistruar vetëm një fitore dhe zë vendin e dytë në grup. Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet në mes të Romës dhe CSKA Moskës.
Grupi E
18:55 AEK Athens – Bayern Munich
21:00 Ajax – Benfica
Tabela
- Ajax 2 4 pikë
- Bayern M. 2 4
- Benfica 2 3
- AEK Athens 2 0
Grupi F
21:00 Hoffenheim – Lyon
21:00 Shakhtar D. – Manchester City
Tabela
- Lyon 2 4 pikë
- Manchester C. 2 3
- Shakhtar D. 2 2
- Hoffenheim 2 1
Grupi G
21:00 Real Madrid – Viktoria P.
21:00 Roma – CSKA M.
Tabela
- CSKA M. 2 4 pikë
- Real Madrid 2 3
- Roma 2 3
- Viktoria P. 2 1
Grupi H
18:55 Young Boys – Valencia
21:00 Manchester United – Juventus
Tabela
- Juventus 2 6 pikë
- Manchester U. 2 4
- Valencia 2 1
- Young Boys 2 0
/Epoka e re/