Rikthehet “Maze Runner”
29 janar 2018
| 11:13
Pas një pauze gati trevjeçare, admiruesit e sagës ‘Maze Runner’ nuk do të duhet të presin më, pasi filmi i tretë dhe i fundit është gati.
“Garuesi i labirintit – Kura e vdekjes” ka nisur projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”, paralelisht me kinematë botërore. Edhe në këtë seri të tretë heroi i adoleshentëve dhe udhëheqësi i tyre është sërish Tomasi.
“Vrapuesi i labirintit – Kura e vdekjes” do të shfaqet në këtë fundjavë në 3 800 kinema në mbarë botën.