Rikthehet modeluesja 62-vjeçare
15 shkurt 2018
| 11:05
Ajo ka bërë një kthim gradual në skenë, pasi ka qëndruar jashtë saj, që pas vdekjes së bashkëshortit David Bowie, në janar të 2016-s.
Bëhet fjalë për modeluesen Imani, e cila ka treguar këtë javë aftësitë e saj prej supermodele, kur mori pjesë në një shfaqje të veçantë të Black Panther.
62-vjeçarja dukej e mahnitshme kur mbërriti në Muzeun e Artit Modern me një fustan të argjendtë, të cilin e kishte kombinuar me një shall të vendosur bukur në kokë.