Rikthehet moti afrikan
17 gusht 2019
| 23:30
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat e kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë javës së ardhshme, duke krijuar kushte edhe për një valë të nxehtit afrikan.
Kjo situatë meteorologjik, sipas Institutit, do të mundësojë një mot të qetë dhe me diell, derisa nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.
“Java tjetër parashihet të regjistrojë vlera të maksimaleve mbi 30 gradë Celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.