Rikthehet ndotja e ajrit në Kinë
08 maj 2020
| 09:23
Organizata joqeveritare “Greenpeace” raporton se ndotja e ajrit në Kinë është rikthyer në të njëjtin nivel që ishte përpara pandemisë së koronavirusit. Madje në disa matje, gjatë muajit prill, për cilësinë e ajrit, vihet re se shifrat e ndotjes janë pak më të larta se të njëjtën periudhë një vit më parë.
Periudha e izolimit solli një ulje të ndotjes në shumë vende dhe kjo gjë u vu më shumë re në Kinë, ku mbyllja e punës së fabrikave dhe uzinave riktheu qiejt e kaltër në Pekin.
Përgjatë viteve të fundit ajri ka qenë shumë i ndotur në shumë zona të Kinës duke i detyruar banorët që në atë kohë të vendosnin maska dhe jo kundër viruseve, por smogut.