Rikthehet në funksion aplikacioni ku mund t’i përcillni oraret e autobusëve në kryeqytet
18 shkurt 2022
| 10:58
Trafiku Urban (TU) ka njoftuar se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil për monitorimin e qarkullimit të autobusëve.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, Trafiku Urban ka njoftuar se qarkullimi i autobusëve përmes aplikacionit mund të monitorohet në kohë reale.
“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mund të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së”, ka njoftuar Trafiku Urban.