Rikthehet Neymar, goli dhe asisti i parë me Santosin

17 shkurt 2025 | 15:27

Sulmuesi Neymar gjen golin e parë në rikthimin e tij tek skuadra braziliane e Santos. 33 vjeçari realizoi një gol me 11 metërsh si dhe dhuroi një asist, në fitoren 3-1 të Santos ndaj Agua Santa, në kampionatin Paulista.

Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 14, pasi një 11 metërsh të fituar po nga ai vetë. Ndërsa në pjesën e dytë dhuroi pasimin e golit të 3 për vendasit rrealizuar nga Giulherme.

Ky ishte goli dhe asisti i parë për Neymar me fanellën e Santos, pas debutimit të tij me Botafogon 3 javë më parë. Skuadra e Santos ndodhet në vendin e 7 të renditjes me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një…