Rikthehet përballja Leipzig – PSG

04 nëntor 2020 | 13:59

Rikthehet përballja në mes dy skuadrave që u takuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar mes RB Leipzig dhe Paris Saint-Germain.

Kësaj radhe këto dy skuadra takohen në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, por një fakt interesant është se Leipzigu dhe PSG-ja janë mposhtur sivjet nga Manchester Unitedi dhe sonte kërkojnë pikët për t’i shtuar gjasat e kualifikimit në fazën tjetër.

Në gjysmëfinale të edicionit të kaluar me e suksesshme kishte dalë PSG-ja, por kësaj radhe gjermanët do të kërkojnë të “hakmerren” për atë eliminim, por edhe për t’i ruajtur shpresat për kualifikim. Në anën tjetër edhe francezët kanë grumbulluar vetëm tri pikë dhe synojnë që ta marrin fitoren e dytë në këtë edicion. Vendësve u mungojnë Marcel Halstenberg, Fabrice Hartmann, Lucas Klostermann dhe Konrad Laimer, kurse rikthehet Emil Forsberg.

Ndërsa mysafirëve u mungojnë Mauro Icardi, Leandro Paredes, Marco Verratti, Julian Draxler, Neymar, Juan Bernat dhe Alexandre Letellier. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Manchester United e kërkon fitoren e tretë ndaj Basaksehirit në Turqi. Në Grupin F, Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Starkoshës i shkon në Rusi Zenitit me synim për ta marrë maksimumin e pikëve dhe të mbetet në pozitën e parë të grupit. Ndeshje interesante do të jetë edhe në mes të Club Brugge  dhe Borussia Dortmundit, që kërkojnë fitoren në Belgjikë për të mbetur në hap për kualifikim.

Grupi E

21:00 Chelsea – Rennes
21:00 Sevilla – Krasnodar

Tabela

1. Chelsea             2  4 pikë
2. Sevilla               2  4
3. Krasnodar        2  3
4. Rennes              2  3

Grupi F

18:55 Zenit – Lazio
21:00 Club Brugge – B. Dortmund

Tabela

1. Lazio                   2   4 pikë
2. Club Brugge      2   4
3. Dortmund         2   3
4. Zenit                   2   0

Grupi G

21:00 Barcelona – Dynamo Kyiv
21:00 Ferencvaros – Juventus

Tabela

1. Barcelona           2  6 pikë
2. Juventus            2   3
3. Dynamo Kyiv    2   1
4. Ferencvaros       2  1

Grupi H

18:55 Basaksehir – M.United
21:00 Leipzig – PSG

Tabela

1. United              2  6 pikë
2. PSG                  2   3
3. Leipzig             2   3
4. Basaksehir      2   0

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës, ka raportuar 118 raste…