Rikthehet puna në Rinas

09 prill 2021 | 08:32

Puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas duket se po i kthehet normalitetit.

Pas gati dy ditësh bllokimi për shkak të grevës së kontrollorëve që nuk pranojnë uljen e pagës, mëngjesin e sotëm ka nisur normalisht puna me pasagjerët që fluturojnë drejt disa shteteve të Bashkimit Europian.

Siç raporton Ora News, janë futur në terminal pasagjerët e avionit me destinacion Bolognan e që është programuar të niset në ora 09:05, ndërsa po bëjnë “chek in” edhe pasagjerët e dy avionëve drejt Brukselit, me orare 09:35 dhe 09:45.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rifilluan ato esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore.

Deri tani, Policia ka arrestuar  tre kontrollorë të trafikut ajror,  kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini./OraNews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua lehonë 24-vjeçare ka vdekur dje në Klinikën Sportive…