Rikthehet sëmundja që dikur shfarosi 50 milionë persona
Dy persona në Kinë po trajtohen në Pekin për llojin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës të murtajës, ajo pulmonare.
Dy personat vijnë nga provinca kineze e Mongolisë, ndërkohë që nga shteti i Mongolisë erdhi në maj rasti i një çifti i vdekur për ngrënien e mishit të një marmote, një brejtësi që popullon fushat e mëdha të atij vendi.
Autoritetet mjekësore kinez po marrin masat më të rrepta që personat e infektuar të izolohen dhe që sëmundja mos të shpërndahet.
Murtaja transmetohet tek njeriu pikërisht nga mishi i infektuar i kafshëve, ose nga pickimi i disa pleshtave. Varianti pulmonar është dhe ai më i rëndë, dhe pothuajse gjithmonë vdekjeprurës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas OBSH-së në Mesjetë, një epidemi murtaje rrezikojë seriozisht qytetërimin europian, duke vrarë rreth 50 milionë persona. Në kohët tona, janë regjistruar rreth 50 mijë raste në 20 vitet e fundit./TCh