Rikthehet seriali “Friends”?
30 tetor 2019
| 11:06
Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka qenë e ftuar në programin e Ellen DeGeneres ku, ndër të tjera, është pyetur edhe për një rikthim të serialit ikonik “Friends”.
Anistoni ka theksuar se nuk i dihet se çfarë mund të rezervojë e ardhmja, duke u treguar pozitive për një rikthim. “Ne do të donim të bënim diçka, por nuk e dimë ende konkretisht se çfarë. Por, po provojmë diçka të gjithë, po punojmë të gjithë për diçka”, ka përfunduar ajo.