Rikthehet Sharon Stone, 61-vjeçarja trondit rrjetin me fotot e fundit
25 tetor 2019
| 11:18
Sharon Stone është një ndër aktoret më të famshme në botë. Filmi ikonë në të cilin u përjetësua në kinematografi është, pa dyshim, “Basic Instinct”.
Derisa ka folur për revistën “Allure”, për të cilën ka pozuar me të brendshme, Sharon Stone ka thënë se ndihet më mirë tani se kur ishte vajzë.
“Më pëlqen trupi im. Kur isha më e re më thoshin gjithmonë për problemet që kisha me trupin”, ka treguar aktorja e njohur. Lidhur me filmin e famshëm “Basic Instinct”, Stone thotë se nëse do të luante në këto kohë nuk do ta bënte të njëjtin efekt, pasi tashmë lakuriqësia ka dalë sheshit.