Rikthehet shërbimi ushtarak në Kroaci

26 dhjetor 2024 | 02:01

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, nuk e kundërshtoi shprehimisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë njoftoi se pas zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, do të fillojë procedura ligjore për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa thirrjet e para për rekrutët priten në mesin e vitit 2025.
“Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur propozime ligjore që rregullojnë stërvitjen bazë ushtarake, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e shërbimit ushtarak”, transmeton Index.

Procedura për miratimin e ligjit do të fillojë në janar të vitit 2025, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri përkatës, Ivan Anushiq, tha në shtator se rekrutët do të akomodohen në tri lokacione.

“Potenciali është nga 17 deri në 18 mijë të rinj që çdo vit mbushin 18 vjeç dhe që janë kandidatët tanë të ardhshëm për trajnim bazë ushtarak” – tha ai atëherë gjatë një vizite në kazermat në Bjelovar.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili është edhe komandanti suprem i forcave të armatosura, nuk e kundërshtoi shprehimisht afatin ushtarak. Megjithatë, ai kërkon që kjo temë të diskutohet në seancën e Këshillit të Mbrojtjes.

“Ai vendim nuk mund të jetë teka politike e askujt, por një marrëveshje e qeverisë kroate të zgjedhur në mënyrë demokratike. Pra, fillimisht një mbledhje e Këshillit të Mbrojtjes, një marrëveshje dhe vetëm atëherë mund të jepen urdhra. Mos luani me shërbimin e detyrueshëm ushtarak.” tha më herët Milanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës dhe Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji…