Rikthehet Superliga e femrave

23 janar 2021 | 08:49

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave, e para në stinorin pranveror. Ky edicion pritet të jetë shumë interesant, pasi të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime për t’i realizuar synimet që kanë.

Ndeshja më interesante do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Skuadra prizrenase ka nëntë fitore dhe një humbje, kurse ajo pejane pesë fitore dhe pesë humbje, por ka bërë disa përforcime, andaj ndeshja pritet të jetë mjaft interesante. Kastrioti do të ndeshet me Vëllaznimin. Skuadra ferizajase ka një fitore dhe nëntë humbje, kurse ajo kuqezi tetë fitore dhe dy humbje.

Takimi i fundit është ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës. Mitrovicaset kanë një fitore dhe nëntë humbje, ndërsa prishtinaset gjashtë fitore dhe katër humbje.

SUPERLIGA E FEMRAVE – JAVA 11

Të shtunën takohen:

13:00 Bashkimi – Penza
14:00 Kastrioti – Vëllaznimi

Të dielën takohen:
13:00 Trepça – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja PDF / KOMPANIA RAJONALE E UJESJELLESIT KRU ’GJAKOVA’ Sh.A.…