Rikthehet Superliga, nesër derbi Drita – Llapi

11 shtator 2018 | 10:43

Pas ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, rikthehet IPKO Superliga me ndeshjet e xhiros së katërt.

Dy ndeshjet e para për këtë xhiro zhvillohen sot (e martë) nga ora 15:45 dhe takohen Drenica-Gjilani dhe Ballkani-Prishtina.

Në orar të njëjtë, por të mërkurën, zhvillohet derbi në mes të Dritës dhe Llapit. Skuadra kampione e Kosovës nuk po kalon formë të mirë dhe në këtë ndeshje synim do ta ketë fitoren, kurse Llapi i Bylbyl Sokolit është duke e ngritur formën nga ndeshja në ndeshje dhe nga Gjilani synon të mos rikthehet duarthatë.

Në tri ndeshjet e tjera që zhvillohen të mërkurën do të takohen Ferizaj – Feronikeli, KEK-u – Trepça ’89, Flamurtari – Liria.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë…