Rikthehet të hënën puna në Minierën e Artanës
17 dhjetor 2022
| 17:00
Sindikata e Pavarur e Minierave me Flotacion Kishnicë dhe Artanë ka bërë të ditur të shtunën se puna në minierë do të rifillojë nga e hëna.
Punimet në minierë ishin ndërprerë të enjten për shkak të rrugëve të pakalueshme, si pasojë e të reshurave gjatë ditëve të fundit.
”Lajmërohen punëtorët e Minierës së Artanës prej ditës së hënë dat: 19.12.2022 do të rifilloj puna”, thuhet në njoftimin e të shtunës.
Rruga Marevc – Krilevë është e vetmja për shumë minatorë për të shkuar në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.