Rikthehet Vali Corleone: Taksën ndaj Serbisë e vendosa unë
23 qershor 2019
| 21:36
Është rikthyer Vali Corleone!
Ai ka qenë pjesë e emisionit “n’Kosovë Show”.
I pyetur për shumë çështje, gjilanasi ka pohuar, ndër të tjera, se e ka në kontroll botën.
Vali Corleone gjithashtu ka deklaruar se vendosja e taksës ndaj mallrave nga Serbia ka qenë propozim i tij.
“Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosoves e votoi”, ka pohuar ai.
Vali po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me shumë emra të njohur të botës.