Rikthehet Zhegrova, ushtron individualisht

11 mars 2025 | 13:48

Edon Zhegrova është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar. Nga ajo kohë, “Messi i Kosovës” ka vuajtur shumë pasi nuk po mund ta bënte atë që di më së miri dhe që e do më së shumti.

“Një tjetër lajm i mirë, rikthimi i Edon Zhegrovës në stërvitje individuale”, njoftoi klubi francez për rikthimin e 25-vjeçarit, i cili disa ditë do të ushtrojë individualisht para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, kur edhe do të ishte gati për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare.

Zhegrova është i vendosur ta rikthejë formën optimale dhe ta tregojë veten në muajt e fundit të eksperiencës në Lille para transferimit në një klub më të madh evropian, e cila pritet të ndodh në verën e ardhshme. Fatkeqësisht, futbollisti ofensivë nuk do të mundë ta ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet e rëndësishme kundër Islandës në këtë muaj, në “play-off” të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Kosova është…