Rikthim i Bashës në politikë? Meta: Më preu në besë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka folur në lidhje me një rikthim të mundshëm të ish-kreut të PD Lulzim Basha, mundësi kjo e përfolur pas ngjarjeve të fundit me regjistrimin e PD në KQZ.
Meta tha se nuk ka asgjë për të thënë për një njeri i cili e ka opozitën me zero këshilltarë dhe që zgjodhi të mos regjistrohej në zgjedhje pavarësisht se kërkesa e tij për shtyrjen e dekretit për zgjedhjet vendore të katër viteve më parë, u realizua.
“Një njeri që e la opozitën me zero këshilltarë. Ç’të them unë për të? Njeri që u shtri në këmbët e mia për të shtyrë dekretin për zgjedhjet vendore para 4 vitesh. Pastaj caktoi datën e zgjedhjeve sepse 13 tetorin e caktoi ai e jo unë dhe nuk e regjistroi PD. Caktoi vetë datën, hyra në një debat me Ramën e socialistët, për interesin e Shqipërisë, dhe ai sërish më preu në besë”, tha Meta.