Rikthim i fuqishëm i Espanyolit ndaj Villarrealit
03 shkurt 2019
| 13:52
Skuadra e Espanyolit ishte duke humbur ndeshjen ndaj Villarrealit me rezultat 2-0, por është rikthyer fuqishëm dhe e ka barazuar rezultatin në 2-2.
Vendasit golin e parë e shënuan në pjesën e parë nëpërmjet Vicente Iborra, kurse në minutën e 65-të, Santi Cazorla shënoi për 2-0 nga penalltia.
Mysafirët nuk u dorëzuan duke u rikthye për gjashtë minuta në lojë. Fillimisht shënoi autogol Daniele Bonera dhe Roberto Rosales e vulosi rezultatin final 2-2.
Sot takohen
16:15 Real Betis – Atletico Madrid
18:30 Eibar – Girona
20:45 Real Madrid – Deportivo Alaves
/Epoka e re/