
Rikthim kujtimesh
28 tetor 2020
| 17:45
Pikèza shiu freskojnë paletën vjeshtore.
Ngjyrime gjethësh mbulojnë
rrugët e pakthim.
Vende -vende pa shkel këmbë njeriu.
Drithërimë shpirti në mua.
Mbjell nostaligjinë e stinës së njejtë.
Të njetën kohë të bukur e ramë përtokë.
Një kohë një orë e trisht ra mbi mua.
Me vete mori historinë e shkruar, para 21 vitesh këputi lotin tim.
Kujtime bartin mesazhin e dashurisè për të vazhdur udhët së bashku.
Ngjizjen tënde të bekuar nga Zoti,
E pritje në formësimin e hënës që aq shumë e doje.
Unë eci ciklit të kujtesës së vrarë.
Për të të mos harruar kurrë.
Gjurmët e lëna ndërtuan themelet, mbi fortifikatën tënde.
Krijimtarisë sate të lënë faqehapur.
Shkruhen memoarët e një dashurie
Për të mos vdekur kurrë në sytë tanë.
28.10.2020
Valbona Hadri