RIKTHIMI

18 tetor 2021 | 13:07

Shkruan: Faton Abdullahu

1) Të gjitha komunat kanë specifika të ndryshme, por si parti politike dje PDK-ja e dëshmoi se ka krijuar një specifik të re – mund të ndryshoj dhe është në rrugë të mirë për ta bërë këtë. Qytetari këtë e ka vërejtur dhe e ka shpërblyer.
2) Dje qytetari me votë, shprehu drojën për të ardhmen e tij dhe të Kosovës, thjeshtë qytetari po e do PDK-në aty ku vendoset, si për fatin e tij ashtu edhe për fatin e Kosovës.
3) Dje në zgjedhje pati rikthim të PDK-së dhe kjo u bë në mënyrën më të mirë të mundshme e të matshme – me vota.
4) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ia shtriu dorën PDK-së për pajtim dhe këtë e shprehu me besim.
5) Dje u pa se PDK-së iu shpagua qasje institucionaliste pa inati, qasja e matur pa hezitim dhe qasja patriotike pa populizëm.
6) Dje u dëshmua se PDK-ja i ka lexuar drejtë zgjedhjet e parafundit dhe zhgënjimin nga ato zgjedhje e ka kthyer në punë kolektive.
7) Dje qytetari ka dëshmuar se ndjen sa keqardhje aq edhe respekt për ata burra që padrejtësisht janë sot në burg. Kjo ndjeshmëri u konvertua edhe në vota sidomos kundër atyre që herë shprehën anashkalim institucional e herë ngazëllim sharlatan.
8) PDK-ja e ka dëshmuar, dhe këtë e ka aprovuar qytetari i Kosovës se, është parti shumë e guximshme por pa aspak arrogancë.
9) PDK-ja dje nuk do të dilte kjo që doli sikur pala tjetër, konkretisht Qeveria aktuale, të mos bënte ato që bëri dhe ato që la pa bërë.
10) Dje në zgjedhje qytetari i Kosovës ndëshkoi arrogancën politike dhe konfidencën në politikë, me çka tregoj se ai do respekt dhe përkujdes të vazhdueshëm, përndryshe hakmerret dhe ndëshkon me votë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…