Rikthimi i administratës Trump, impakti ndaj stabilitetit dhe politikës në Kosovë dhe Ballkanin Përendimor

18 shkurt 2025 | 18:52

Shkruan: Hisen Berisha 

Pas rizgjedhjes së presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, administrata e tij ka shprehur një interes të ripërtërirë për zhvillimet politike në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.

Kjo vëmendje e shtuar vjen në një kohë kur Kosova sapo ka përfunduar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, të cilat nuk prodhuan një fitues të qartë dhe kërkojnë formimin e koalicioneve për të krijuar qeverinë e re.

Ndikimi i administratës Trump në formimin e qeverisë së re të Kosovës tashmë është impetativ për ta ruajtur stabilitetin.

Administrata Trump ka treguar një qëndrim të qartë kundër ndikimit të organizatave dhe individëve të lidhur me George Soros në politikën e vendeve të Ballkanit.
Në këtë kontekst, pritet që SHBA të ushtrojë ndikim në procesin e formimit të qeverisë së re të Kosovës, duke mbështetur forcat politike që përputhen me vlerat konservatore dhe që janë të angazhuara në luftën kundër korrupsionit dhe ndikimeve të jashtme që konsiderohen të dëmshme për sovranitetin e vendit.

Ajo që po duket “lufta” e pa kompromis është kundër ndikimit të Soros dhe për ta përmbushur ketë objektiv politik strategjik, do të punohet në promovimin e strukturave konservatore në Ballkan.

Në vitet e fundit, komunitetet shqiptare në SHBA kanë shprehur shqetësime lidhur me ndikimin e George Soros në politikën e vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Në vitin 2019, ata i drejtuan një peticion Presidentit Trump, duke kërkuar ndalimin e agjendës politike të Soros në Shqipëri.
Kjo tregon një mobilizim të diasporës shqiptare për të ndikuar në politikën amerikane në favor të strukturave konservatore në rajon.

Administrata Trump, duke marrë parasysh këto shqetësime, mund të intensifikojë përpjekjet për të kufizuar ndikimin e rrjeteve të lidhura me Soros në Ballkan.
Kjo mund të përfshijë mbështetjen e partive dhe organizatave konservatore që promovojnë vlera tradicionale dhe që janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

Kjo strategji amerikane apo e administratës Trupm, nxjerrë në pah detyrimet dhe sfidat për Kosovën dhe rajonin.

Për të përfituar nga mbështetja e administratës Trump, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të ndërtojnë një qasje të re, duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar çështjet e ndjeshme për demokracinë, krimit të organizuar e korrupsionit dhe për të siguruar një qeverisje transparente.
Formimi i qeverive që reflektojnë vlerat konservatore dhe që janë të përkushtuara ndaj partneritetit me SHBA-në mund të ndihmojë në zvogëlimin e ndikimit të aktorëve të jashtëm që konsiderohen destabilizues.

Megjithatë, kjo qasje mund të hasë në sfida, duke përfshirë rezistencën nga strukturat ekzistuese politike dhe ndikimet e rrënjosura thellë.
Prandaj, është thelbësore që të ketë një angazhim të qëndrueshëm nga ana e shoqërisë civile dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një tranzicion të suksesshëm drejt një qeverisjeje më të drejtë dhe të qëndrueshme.

Kjo kërkon një vizion dhe qasje të qëndrueshme dhe kredibile pasi që, rizgjedhja e Presidentit Trump ka krijuar një mundësi për Kosovën dhe rajonin që të ripozicionohen strategjikisht, duke forcuar lidhjet me SHBA-në dhe duke promovuar struktura politike që përputhen me vlerat konservatore. Kjo mund të kontribuojë në stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj sonte në emisionin “DPT te…