“RIKTHIMI” NË BURG

20 qershor 2020 | 21:55

(Një vizitë në burgun e qarkut të Prishtinës, ferrin e bërë muze)

Shkruan: Ismail Bahtiri

Njeriu mund t’i fshehë kujtimet, por kurrë ngjarjet që i ka kaluar, me kujtohen, ato dalin edhe më shumë në sipërfaqe. Kur njeriu mund dhembjen, koha dalëngadalë mbyllë plagët, por gjurmët mbesin në trup, ku sot pa dashje prapë po i ngacmoj. Mornicat i ndjej në çdo pjesë të trupit, emocionet dalin në shesh e ngjallen. Po përballem me të kaluarën…
Atëherë isha një njëzet vjeçar, djalosh naiv, që nuk kisha gjë veç vullnetit, dëshirës, guximit. Dritaret e kujtesë hapen njëra pas tjetrës. Intuita si parandjenjë, që sot për habinë time vepron në kahen e kundërt të rrjedhjes normale të logjikes. Me ktheu mbrapa në kohën që kisha kaluar, në këtë vend. Këto kujtime po dalin në dritë ashtu si janë. E kaluara dhe e tashmja, ndjenjat dhe emocionet janë përzier e bërë bashkë. Duart, si dikur, filluan të djersiten, isha i shqetësuar, kujtimet gëluan ashtu siç ishin të hidhura.

Makthi që kisha kaluar këtu, jo rrallë ishte mysafir i paftuar në ëndrrat e mija, duke ma prishur gjumin e natës. Është çasti i duhur që emocionet e mija, që të jenë të lira natyrshëm, e unë njëherë e mirë të lirohem nga kjo ngjarje e hidhur. Sot sërish më shfaqen para sysh imazhe e vegime të zymta e të dhunshme…
Atëherë heshtjen e thëntë zilja e telefonit që ishte afër dhomës me numër 17. Dera hapej: „Të kërkojnë“, thoshte gardiani. Zemra i shtonte të rrahurat e këmbët ishin të mpira e nuk me dëgjonin për të shkuar në “zyrën” e torturës së inspektorëve. Po bëhesha gati të nisesha, si atëherë, por miku im me kapi nga krahu:
„Ku po shkon?“
Hapa sytë e thirra mendjen.
“Më zuri për një çast si dehje ndjesia e kujtimeve të kohës“, ia ktheva, „Aty ku s’shkon as djalli“.
Më këto kujtime isha lidhur në mënyrë të dhunshme e tash po ndahemi paqësisht. Ajo barrë që kisha në zemër e shpirt ngadalë po tretej.

Ja dhoma e atëhershme. Aty nuk kam qenë i vetëm. Ishte edhee Njazi Gashi, Xhelil Xhelili nga Kërçova e shumë të tjerë, që nuk janë më në mesin tonë. Këta shokë nuk mund të harrohen kurrë, unë mund t’ i harroj shokët që kemi qeshë e bërë qejf, ama jo ata me të cilët kemi ndarë vuajtjen, dhimbjen, lotin. Dashuria, harmonia, na bëjnë bashkë, po miqësitë që i lidhin vuajtjet e burgut kurrë nuk harrohen.

Në brendësinë e këtij rrugëtimi të qenies sime, jam unë, ky qe jam, vetvetja. Edhe 100 jetë t’i kisha, kurrë asgjë nuk do të ndërroja.

Duke parë dhomën e burgut pas disa dekada jete, më dolën parasysh edhe njëherë ditët dhe netët që në këto dhoma burgu kish kaluar tribuni i madh Gani Sylaj, që në veprën autobiografike “Burg pas burgu” ngriti një monument të kujtesës individuale, por që në fakt secili i burgosur politik shqiptar gjen copëza kujtimesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë të finales së…