Rikthimi në ring, Klitschko zbulon të ardhmen
Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet më në ring.
Ai ka konfirmuar se ka mbyllur punë një herë e mirë me sportin e boksit dhe se karriera e tij si boksier në peshën e rëndë është e përfunduar. Klitschko, 42-vjeçar, i ka cilësuar deklaratat e ditëve të fundit për një rikthim në ring si dhe ofertat marramendëse se do të përfitojë 100 milionë dollarë si “gënjeshtër për 1 prill”.
“Statusti im si një boksier i tërhequr nga sporti nuk ka ndryshuar dhe s’do të ndryshojë. Zërat që dëgjoj shpesh për një rikthim në sport më gëzojnë, i marr si një kompliment, por s’ka asgjë të vërtetë në to. Nëse fansat vërtet dëshirojnë të më shohin në ring kjo është diçka e bukur. Jam i gëzuar që komuniteti im i boksit nuk më ka harruar dhe se u mungoj. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Klischko, i cili ka regjistruar 64 fitore e 5 humbje si profesionist. /Telesport/