RIKUJTESË ÇLIRIMTARE

19 qershor 2020 | 11:48


Ismet SYLEJMANI

TRI DITË PAS ÇLIRIMIT TË GJILANIT, PLAGOSJA NË QYTET E USHTARIT TË UÇK-së MILAZIM HOXHA, NGA KRIMINELËT E SNAJPERISTËT SERB!

Në Gjilan ndonëse UÇK kishte hyrë triumfatore e çlirimtare, megjithatë ky qytet pothuaj i skajshëm në hartën e Kosovës e në kufi me Kosovën Lindore e rrjedhimisht edhe me Serbinë okupatore, ishte i lirë por përplot me kriminel serb brenda tij!

Tri ditë pasi kishim hyrë në qytetin e çliruar të Gjilanit, pothuaj në kulmin festës, më 19 Qershor 1999, nga një shtepi serbe, qerdhe kriminelësh e snajperistësh serb, u gjuajt për vdekje ushtari Milazim Hoxha, i cili u plagos rëndë me tre plumba,por për fat i shpëtoi vdekjes falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve të spitalit të Gjilanit dhe të spitalit të Prishtinës!

Plagosja e ushtarit të UÇK-së Milazim Hoxha-Dajes, ishte pjesë e informatës së ZOK të UÇK-së të cilën po e publikoj në rubrikën RIKUJTESË me rastin e 21 vjetorit të çlrimit të Kosovës nga Serbia dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë!

Lavdi Heronjëve e Dëshmorëve te Kombit!

***************

INFORMATË
Për TVSH-në

Duke qenë se Brigada 172’’ Isa Kastrati’’ ishte nisur për të hyrë në Kamenicë, atë më pas e shoqëruan edhe forcat Amerikane të KFOR-it, duke e drejtuar për në stadiumin e qytetit.

Populli që kishte dalur për të pritur e përshëndetur luftëtarët e lirisë, u përshëndet nga Komandanti i Zonës Ahmet Isufi- REXHA, nga oficeri i lartë i Shtabit të Zonës Emin Krasniqi, dhe nga eprori Lulzim Leci në emër të Brigadës.

Ardhja e luftëtarëve të lirisë gjithandej Zonës Operative të Karadakut, vazhdon të festohet gjithëanshëm e kudo.

Prezenca e luftëtarëve të lirisë që i bëjnë roje Atdheut, është edhe një dëshmi më shumë për të parë nga afër se çdo të thotë të jesh i lirë e i pavarur.

Por edhe në këto momente kriminelët nuk pajtohen dot me realitetin që po krijohet në Kosovë, prandaj ende gjuajn mbi forcat tona, kështu sot është plagosur nga snajperistët serb ushtari Milazim Hoxha-DAJA pranë objektit të fabrikës së Goshës.

Këtij realiteti të ri atmosferë mortore i japin aktet e shëmtuara të mbeturinave të pushtuesit serb, ndërsa shkëlqim të veqant i japin vizitat e njëpasnjëshme të delegacioneve ushtarake të forcave Amerikane të KFOR-it.

Shtabin e Zonës Operative të Karadakut e kanë vizituar Koloneli Anderson me bashkëpuntorë që drejton forcat Amerikane me qendër në Ferizaj, pastaj Oficeri për lidhje Kristofer Shmit i Zonës së KFOR-it Amerikan, poashtu komanda e Shtabit pati takim me përfaqësuesit e IRC-së dhe ICM-së të kryesuar nga Dejana Jonson.

Po sot takim të veqantë Komandanti i Zonës sonë pati me ushtarakun e lartë Gjeneral Brigade Kradok, Komandantin kryesorë të forcave Amerikane të KFOR-it për Kosovën.

Policia Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytetin e Gjilanit e ka vënë gjendjen plotësisht nën kontroll.

I ka marrë nën mbrojtje të gjitha objektet me rëndësi të veqantë dhe së bashku me marincat Amerikan garanton qetësi dhe stabilitet të plotë.

Ftojmë, qytetarët që dinë varreza masive, kriminel të luftës dhe keqëbërës të tjerë, t`i paraqesin pranë Komandës së Shtabit të Zonës këtu në Gjilan.

19.06.1999
Gjilan

Shërbimi për Informim Publik
Zona Operative e Karadakutx
Ismet SYLEJMANI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premtën ka pritur në…