RIKUJTESË ÇLIRIMTARE
USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Zona Operative e Karadakut
INFORMATË
Tërheqja e forcave serbe po shoqërohet me tërë shëmtinë që e karakterizon një pushtues xhelat të përmasave botërore, çfarë është rregjimi gjakatar i kriminelit Millosheviq.
Tymi dhe flaka i kanë mbuluar fshatrat shqiptare pas plaçkitjeve që po ua bëjnë bandat serbe.
Në fshatin Radivojc sot paramilitarët kanë gjuajtur në parafangon e autobusit që ishte i mbushur me udhëtarë shqiptar, por pasoja nuk ka pasur.
Në qytetin e Gjilanit kanë hyrë trupat franceze të NATOS-s , të cilat janë vendosur në shkollën e qytetit ‘’Abaz Ajeti’’ .
Gjithashtu trupat angleze janë futur në malësinë e thellë të Zhegocit dhe janë pozicionuar në majën e lartë të fsh. Plitkoviq.
Gëzimi dhe hareja për ardhjen e trupave të aleancës verio-atlantike është i papërshkrushëm.
Të burgosurit politik shqiptar që gjendeshin në burgun e Gjilanit, i kanë transferuar në burgun e Vranjës dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë.
Ka filluar të shfaqet edhe një dukuri e re : Në fshatrat e banuara me popullsi serbe dhe të përziera shqiptaro-serbe, paramilitarët serb që nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër shqiptarve, kanë filluar t`i marrin plaçkat nga shtëpitë e tyre dhe pastaj t`i djegin ato.
Pas marrëveshjes së arritur dhe vendimit të Shtabit të Përgjithshëm për vetpërmbajtje gjatë tërheqjes së forcave serbe nga kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zona Operative e Karadakut po e përcjellë tërheqjën e turpshme të makinerisë armike, dhe është në gatishmëri të plotë e po e mban situatën nën kontroll.
Sokol Gashi, 13.06.1999
SHËRBIMI PËR INFROMIM PUBLIK
Zona Operative e Karadakut