Rilind Musa shpallet sportisti i vitit nga FBFK-ja
Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës shpalli sportistët e vitit 2022 në Hotel Sirius në Prishtinë. Sportisti më i mirë për vitin që sapo lamë pas u zgjodh Rilind Musa.
Sportistët e poshtëshënuar që janë të përzgjedhur ishin pjesë e shpalljes së më të mirëve: Betim Krasniqi, Granit Kuleta, Arton Koci, Egzon Hyseni, Xhevdet Lepaja, Xhevat Asllani, Valdet Morina, Elvis Gashi, Shkumbin Brahimi, Granit Hasani, Barlet Muhaxhiri, Arbnora Racaj, Egzona Leka, Kaltrina Daka, Hana Bicurri, Flamur Grabovci, Valon Nika, Luan Ukëhaxhaj, Burim Vatovci, Metin Soyiari, Blindi Llunji, Aulon Ismajli, Blin Stavilevci, Fatlind Kërqeli, Sergio Sejdi Jaha, Florent Kadrolli, Arban Lili.
Gjithashtu mirënjohje të veçantë u nderua Qazim Veseli për kontribut ndër vite, Zahir Gashi bashkëthemelues i Bodybuildingut të Kosovës, Esat Kica ish-bodybuilder i dalluar i viteve të 80-ta dhe Basri Hasani ish-nënkryetar i Federatës.