Rilind Nimani nga Trepça ’89 kalon te Prishtina

10 korrik 2023 | 15:36

Prishtina dhe Trepça ‘89 kanë arritur marrëveshje për transferimin me kusht të mesfushorit, Rilind Nimani i cili ishte nën kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me Trepçën ‘89. Klubi mitrovicas dhe bardhekaltrit arritën pajtim që në rast të ofertës nga jashtë vendi deri më 1 shtator, atëherë futbollisti do të jetë i lirë.

Mesfushori qendror, Rilind Nimani, ka luajtur në të kaluarën për KEK-un, kurse  në tri vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar tri gola dhe asistuar tri herë. Nimani do të jetë pjesë e Prishtinës për dy vitet e ardhshme.

“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të qytetit të zemrës. Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”, ka thënë Nimani.

“Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”, ka shtuar Nimani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics ka publikuar një video të re globale si…