‘Rilind’ rruga Korçë-Ersekë, Rama: U vunë kuje e hodh baltë, por qesh mirë kush qesh i fundit

13 tetor 2024 | 13:27

Është rihapur rruga Korçë-Ersekë, ku rruga tanimë është bërë edhe më e shkurtë.

Kështu të paktën ka bërë me dije kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndër të tjera, ai thotë se “u vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtuar me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur…