Rilinda Gega, mbesa e adhetarit dhe çlirimtarit të dalluar Hysen Gega, martohet në Drenicën e Adem Jasharit
16 gusht 2024
| 10:16
Para se të niset për në Drenicë, Rilinda shkoi te varri i Gjyshit, veshur me fustan të nusërisë.
Pasi vendosi buqetën me lule, është përkulur në shenjë nderimi për gjyshin dhe tha:
Gjysh i dashur, ti më pagëzove me emrin Rilinda dhe nga gëzimi për lindje time kishe shkrepur koburën në shenjë gëzimi.
Me edukove me fjalët më të mira se si duhet të rritem në perëndim dhe si duhet ta dua Atdheun kudo të jem.
Më ke uruar të gjej fatin dhe ta trashëgoj jetën në lumturi. Këtë e arrita.
Përgjithmonë në kujtesën time Gjysh!