Rilindja 1974 ndërprenë bashkëpunimin me Papuqin
08 qershor 2023
| 16:32
Klubi nga Liga e Parë e Kosovës, KF Rilindja 1974 e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm Fisnik Papuqi.
“KF Rilindja 1974 njofton se në mënyrë të dyanshëm ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Fisnik Papuqin. Rilindja 1974 falënderon trajnerin për udhëheqjen e klubit, duke i uruar suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin klubit nga Lugu i Baranit. Kjo skuadër e pa përfunduar kampionatin në Ligën e Parë – A në pozitën e shtatë me 32 pikë.