Rimac Nevera sfidon Bugatti Chiron, 100 km/orë për 1.8 sekonda
Rimac Nevera është krijimi më i fundit nga kompania Rimac Automobili me bazë në Kroaci.
Koncepti i makinës elektrike Rimac Nevera – që do të thotë “stuhi e papritur” në kroatisht – mburret me 1.914 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h në 1.85 sekonda.
Kjo e bën atë makinën më të shpejtë ndonjëherë. Makina godet 160 km/h në 4.3 sekonda dhe (300 km/h në vetëm 9.3 sekonda, për të cilën Rimac thotë se është 2.5 sekonda më e shpejtë se koha e saj fillestare e synuar.
Rimac mund të përfundojë një çerek milje në 8.6 sekonda, e cila është 0.8 sekonda më shpejt se Bugatti Chiron. Rimac përfshin katër motorë individualë shumë efikasë – një për secilën rrotë – dhe një bateri 120kWh. Nevera do të kushtojnë 2.44 milion dollarë dhe do të jenë të disponueshme vetëm 150 njësi.