Rimbursohen biletat e blera në “Alba Festival”
Festivali që bën bashkë shqiptarët në Zvicër, “Alba Festival”, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fansat.
Në një njoftim të ri, ashtu siç paralajmëruan, ky festival bëri të ditur se ka rimbursuar të gjithë ata që blenë biletat.
Kjo erdhi pas anulimit të bërë nga Qeveria e Kantonit të Cyrihut për shkak të parandalimit të COVID-19.
Postimi i plotë i “Alba Festival” pa ndërhyrje:
“Të dashur miq të alba Festivalit
Kemi rimbursuar 100% të gjitha biletat që janë blerë për Festivalin alba 2021.
Faleminderit shume te gjithëve për solidaritetin tuaj të madh.
Ne jemi ndjere shumë të privilegjuar dhe te prekur nga kjo gje vertet.
Ju urojmë një sezon festiv te bukur dhe reflektues dhe presim një festival të madh te Mrekullueshem per 2022.
Festivali juaj alba”.