Rinia Demokratike në Has, në “Dekadën e re” zgjedh Altina Çoçajn kryetare
Sot, në kuadër të zgjedhjeve brenda Rinisë Demokratike të Kosovës, në Has u zhvillua Kuvendi zgjedhor ku me vota të fshehta, zgjodhi znj. Altina Çoçaj kryetare, kryesinë prej 13 anëtarëve si dhe Këshillin Drejtues prej 21 anëtarëve. Gjithashtu u zgjodhën edhe gjashtë delegatë që do të përfaqësojnë këtë degë në Konventë.
Në këtë kuvend zgjedhor, nga strukturat qendrore mori pjesë, deputeti Nezir Çoçaj dhe Kujtim Gashi, i cili e vlerësoi lart këtë aktivitet të rinisë në Has që me “entuziazëm të madh po bëhen pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës, po e përqafojnë #DekadeneRe, duke e parë PDK-në si mundësinë e vetme politike në Republikën e Kosovës”.
Ja postimi i plotë i Z. Kujtim Gashi në rrjetin social:
“Sot mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, Dega e Hasit.
Të rinjtë me entuziazëm të madh po bëhen pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës, po e përqafojnë #DekadeneRe, duke e parë PDK-në si mundësinë e vetme politike në Republikën e Kosovës.
PDK-ja që nga themelimi ka pasur një qasje të hapur për të rinjtë, këtë e ka dëshmuar në të gjitha periudhat kohore qeverisëse si në nivelin qendror edhe në atë lokal, duke i dhënë përgjegjësi në udhëheqje shumë të rinjve nga Rinia Demokratike e Kosovës. Të rinjtë ne PDK, asnjëherë nuk janë parë si mekanizëm teknik, por gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë pjesë përbërëse vendimmarrëse në parti.
PDK-ja është parti e gjeneratave të reja, ku secili ndihet i barabartë në të gjitha forumet dhe pozitat në parti.
Në Has, delegatët me vota të fshehura zgjodhën kryetare të RDK-së znj. Altina Çoçaj, kryesinë prej 13 anëtarë dhe Këshillin Drejtues prej 21 anëtarëve. Gjithashtu u zgjodhën edhe gjashtë delegatë që do të përfaqësojnë këtë degë në Konventën e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Urime dhe suksese të zgjedhurve!”