Rinia Demokratike në Prishtinë, me ekspozitë vë në pah dështimet në kryeqytet
Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, pranë objektit të komunës, ka shfaqur të mërkurën ekspozitë për gjendjen e rëndë infrastrukturore dhe çështjeve problematike në kryeqytet.
“Ekspozita pasqyron gjendjen kaotike në kryeqytet. Duke e parë se komuna nuk po investon në projekte konkrete, nuk po i mirëmban rrugët dhe trotuaret, nuk ka strategji për lehtësimin e komunikacionit të dendur, mungojnë parkingjet, mungojnë parqet e mungon ndriçimi dhe rinia e Prishtinës nuk mund të qëndrojë indiferente”, ka thënë Vivianit Fejza kryetar i degës së RDK-së, dega në Prishtinë.
Ai ka theksuar se ndonëse ka shumë gjëra elementare që mungojnë, Prishtina vazhdon të ketë tepricë buxhetore çdo vit.
“Kujtojmë që kryeqyteti në vitin 2018 nuk i ka shfrytëzuar 23 milionë euro. Shpendi vetëm fizikisht mund të jetë në Prishtinë, sepse me mendje e me zemër është në Bruksel”, ka theksuar Fejza.
/Epoka e re/