Rinia Demokratike shënon 22-vjetorin e themelimit, ky është mesazhi i Krasniqit
Rinia Demokratike e Kosovës sot shënon 22-vjetorin e themelimit të saj.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqim, ka theksuar se një organizatë e themeluar në një periudhë të rëndësishme për vendin, RDK-ja ka nxjerrë figura të rëndësishme politike që kanë bartur përgjegjësi të vlefshme publike e shtetërore dhe kanë dhënë kontribute të çmuara ne rrugëtimin e fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Si ish kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, jam jashtëzakonisht i lumtur që RDK shihet edhe sot si adresa kryesore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të angazhohen politikisht dhe të marrin përgjegjësi. RDK ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së. I uroj të gjithë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.