Rinia e Diasporës i bashkohet aktiviteteve të organizuara nga Rinia Demokratike e Kosovës
Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka bërë të ditur se së bashku me rininë e Diasporës iu është bashkuar aktiviteteve të Rinisë Demokratike të Kosovës përctë vizituar dhe bërë homazhe në vende të rëndësishme për historinë tonë kombëtare.
Ata fillimisht vizituam Prekazin për të nderuar kujtimin, veprën dhe lavdinë e familjes Jashari, vizituam kullën e Ilaz Kodrës, si dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likovc. Aktivitetin e kanë përfunduar me një vizitë në Lidhjen e Prizrenit në qytetin e Prizrenit.
Njoftimi i plotë i Shaip Kadriajt:
Ju bashkuam aktiviteteve të organizuara nga Rinia Demokratike e Kosovës, bashkë me kryetarin e Komisionit për Mërgatën, Elmi Reçica; kryetaren e Rinisë, Arbnora Salihu; Sekretarin për Rininë dhe Studentët të degës së Zvicrës, Albin Thaqi; si dhe shumë të rinj nga Zvicra dhe mërgata.
Programi përfshinte vizita dhe homazhe në vende të rëndësishme për historinë tonë kombëtare. Fillimisht vizituam Prekazin për të nderuar kujtimin, veprën dhe lavdinë e familjes Jashari, vizituam kullën e Ilaz Kodrës, si dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likovc. Aktiviteti përfundoi me një vizitë në Lidhjen e Prizrenit në qytetin e Prizrenit.
Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për rininë dhe mërgatën të njihen më mirë me historinë e lavdishme të Kosovës dhe të ndihen krenarë për trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Është e rëndësishme të festohet dhe të nderohet kjo periudhë e jetës sonë kombëtare, duke e përjetuar bashkë historinë tonë të përbashkët.