Rinia e PDK-së me aksion para MINT-it, kërkojnë dorëheqjen e ministres Hajdari
02 gusht 2023
| 11:42
Aktivistë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë organizuar aksion simbolik te Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Arbnora Salihu nga Rinia Demokratike e Kosovës, ka thënë se pas publikimit të përgjimeve ministrja Hajdari duhet të jep dorëheqje.
Ajo ka pohuar se qeveria Kurti nuk e ka prioritet rininë.
“Përgjimet që lidhen me vajin dhe sheqerin, kjo industri ka blerë vaj e sheqer në vlerë prej 300 mijë euro nga një kompani polake. Shihet qartë se qeveria Kurti me skandale nuk është duke pasur kohë dhe nuk e ka prioritet rinin. Në kërkojmë dorëheqjen e Rozeta Hajdarit dhe kërkojmë që prokuroria të nis hetimet e menjëhershme”, ka thënë Salihu. /EO