Rinia e PDK-së: Ministër, a po na sjell anije?

04 maj 2024 | 19:35

“Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn. Ministër ku është peshku? 🎣. Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo. Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn. 9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë. A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë?”, ka shkruar kryetarja e Rinisë së PDK-së, Arbnora Salihu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Augsburgut.…