Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!

12 gusht 2023 | 13:59

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit.

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste, të cilat, dëshmojnë më së miri për premtimet e pambajtura të kësaj Qeverie në raport me rininë, por edhe politikave të cilat kanë dëmtuar të tashmen dhe të ardhmen e rinisë tonë.

Arbnora Salihu, kryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestojë ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit, rreth 100 mijë të rinjë e të reja e kanë lëshuar Kosovën. Të rinjtë çdo ditë po përballen me padrejtësi e me mungesë perspektive. Po përballemi me mungesë të vendeve të punës e me diskriminim në çdo sektor. Për rininë, nga kjo Qeveri nuk ka përkrahje, nuk ka vende të reja të punës, nuk ka banim të përballueshëm, nuk ka infrastrukturë mbështetëse, nuk ka asgjë nga ajo që e kërkojmë dhe që na duhet. Nuk ka asgjë nga ajo që është premtuar”, ka thënë Salihu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me…