Rinia mbështesin Besnik Tahirin

07 shkurt 2021 | 23:57

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka takuar të rinjtë e kryeqytetit.

Tahiri ka marrë mbështetje për deputet nga të rinjtë e Prishtinës.

Tahiri në listën e AAK-së mban numrin 5.

“Kënaqësi e veçantë të mbylli ditën e fundit të kësaj jave me të rinjtë në Prishtinë. E, veçmas me një diskutim më joformal, ashtu siç i ka hije kryeqytetit. Të punojmë shumë që të krijojmë klimë të shëndoshë dhe familjare, duke u bazuar në arsye dhe dashamirësi, ku i riu është protagonist. Mision të përbashkët ta kemi zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit të të rinjve, që është fokusi jonë”.

“Angazhimi dhe përkushtimi ynë i përgjithshëm për të rinjtë është dhurata më e mirë për qytetarët dhe vendin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 850 forca speciale u vendosën në hapjen e monumentit…