Rinis seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale

03 prill 2023 | 13:31

Ka rinisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i specializuar, Matthew Halling, ka thënë se Hashim Thaçi, përmes një komunikate në mars të vitit 1999 njoftoi për themelimin e Qeverisë së Përkohshme, në të cilën ishte kryeministër.

Sipas organogramit të paraqitur nga Prokuroria, Veseli ishte drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), Selimi ministër i Rendit dhe Krasniqi zëdhënës.

Sipas prokurorisë, qeveria ka vazhduar të njoftonte Shtabin e Përgjithshëm për veprimtaritë e kundërzbulimit dhe se ShIK kishte vazhduar punën kundër kolaboracionistëve.

Prokuroria po ashtu është ndalë në marrëveshjen për çmilitarizim mes NATO-s dhe ish-Jugosllavisë, që mundësoi tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Halling ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, por edhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, kishin hetuar krimet e pretenduara të luftës, por edhe shkeljet e marrëveshjes së çmilitarizimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Specializuar në Hagë, gjatë shpalosjes së aktakuzës kundër…