Rinis vaksinimi masiv në Shqipëri, marrin dozën e dytë 10 mijë të moshuar

28 prill 2021 | 12:23

Ka rinisur sot vaksinimi masiv për të moshuarit në qendrën e vaksinimit në Sheshin “Skënderbej” në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin anti-Covid me dozën e dytë për të moshuarit.

“Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kemi mbi 10 mijë të moshuar të planifikuar për t’u rivaksinuar dhe kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, është shprehur Manastirliu.

Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Në total janë kryer 417 mijë 146 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 322 mijë e 710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brooklyn Nets blindon vendin e parë në Konferencën e Lindjes…